E kemi parë dhe lexuar se Primordial Passion – mban vulën e Mjeshtrit Pirro Primordial Passion – Ora e artë, plot finesë e Mjeshtrit Pirro renditet denjësisht në panteonin e artit shqiptar e ate botëror. E vogel, plot sharm elegant e madhështore njëkohesisht. Punuar nga duart e mjeshtrit inteligjent e duarartë Pirro, kjo orë jo e zakontë, e cila ka 12 valltarë nga trevat shqiptare, sjell në çdo veshje te bukur te valltareve, folklor, jete, emocion.
Para disa muajve, z.Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndore e ka takuar z.Ruco dhe është i njoftuar me punën e tij që e bënë. Kësaj radhe, z.Useini ka pranuar një dhuratë nga Mjeshtri i madh Pirro Primordial Passion dhe e shpërndan me miq e shokë kudo që janë duke e falënderuar dhe vlerësuar shumë e padyshim edhe duke e përkrahur vazhdimisht.

Ja se çka tha në idhje me ate dhuratë, z.Useini:
„Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pranoj një dhuratë tejet të çmuar nga një mik i veçantë, mjeshtri i madh Pirro Ruco e cila më erdhi përmes dorës së mikut tonë të përbashkët, Amarildo Sterkaj.

Një punim i veçantë, një vepër arti që mishëron madhështinë e Heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, e realizuar me pasion nga duart e Pirros. Sepse njerëzit e mëdhenj dinë të nderojnë me zemër! Faleminderit nga shpirti, miku im Pirro!

Kjo dhuratë do të mbetet gjithmonë pranë zemrës sime, si simbol i respektit dhe krenarisë, dhe do ta ruaj me dashuri për ditët më të veçanta.“ Edhe me këtë rast, por edhe me raste të tjera, z.Useini është mirënjohës edhe atëherë kur jep dhurata, por edhe kur i mer ato edhe ate publikisht, kjo është tregues i shpirtbardhësisë që e ka.
helveticALforum




