Luzern, Zvicër – Misioni Katolik Shqiptar në Luzern ka bërë publike programin e plotë liturgjik për periudhën e Adventit dhe festimet e Krishtlindjes 2025. Këtë vit, komuniteti shqiptar katolik në Zvicër do të ketë një sërë meshesh dhe aktivitetesh që zhvillohen në disa qytete, duke përfshirë Luzern, Sursee, Inwil, Goldau, Emmenbrücke dhe Stans.
Programi fillon me Mesha-Rorate, të cilat mbahen në datat 2, 9, 16 dhe 23 dhjetor, në orën 06:00 në Luzern. Gjatë gjysmës së parë të dhjetorit do të zhvillohen gjithashtu meshë të veçanta dhe kremtime kushtuar Shën Kollit, si dhe rrëfime në Willisaau dhe Luzern.
Momentet kulmore të festimeve janë nata e Krishtlindjes dhe dita e Krishtlindjes. Më 24 dhjetor, mesha e natës do të mbahet në Gettnau (18:00), Emmenbrücke (20:00) dhe Inwil në Zug (23:00). Ndërsa më 25 dhjetor, dita e Krishtlindjes do të vazhdojë me meshë në Goldau (10:30), në Sursee (13:30) si dhe me një Festë Familjare në Emmen në orën 18:00.
Misioni Katolik Shqiptar në Luzern fton gjithë besimtarët dhe bashkatdhetarët shqiptarë që t’i bashkohen në këto ditë të rëndësishme të përgatitjes shpirtërore dhe kremtimit të lindjes së Krishtit, me mesazhin: “Mirë se vini e për shumë mot!”, transmeton helveticALforum.ch




