7.5 C
Zurich
Sunday, February 1, 2026
spot_img
spot_img

Mirënjohje publike për një kronolog të heshtur të diasporës shqiptare

Duhet ti lexosh

Nga Dahest LUMA, Shkup

Siç mëson helveticALforum.ch, PhD Dashnim Hebibi ka bërë një paraqitje publike në rrjetet sociale, përmes së cilës ka shprehur mirënjohje të thellë për z. Daut Luboja, me origjinë nga Gjakova dhe me banim në Zvicër, i cili prej vitesh kontribuon pa u lodhur në dokumentimin e jetës kulturore dhe shoqërore të diasporës shqiptare.

Jo një kamerë e Daut Lubojës, po dy e më shumë nëpër manifestime edhe ate duke i ndihmuar edhe familjarët e tij, bashkëshortja dhe djali

- Advertisement -

Sipas Hebibit, z. Luboja është një nga ata njerëz që kurrë nuk është ndalur së vepruari me mundësitë e tij, gjithmonë në shërbim të së mirës së Kosovës dhe mbarë shqiptarisë. Përmes kamerës dhe aparatit fotografik, ai ka qenë dëshmitar dhe kronolog i heshtur i shumë ngjarjeve që kanë shënuar jetën kulturore të shqiptarëve në mërgatë, duke ruajtur gjallë kujtesën kolektive të komunitetit.

Foto kujtimi me pasardhësin e Ismail Qemalit, Darling Ismail Vlora

PhD Dashnim Hebibi, i njohur si bashkautor së bashku me shkrimtarin Florim Useini i tre veprave letrare dhe dokumentare, ndër to librat “Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik”, kushtuar Ambasadorit Demiri, si dhe “Udhëtim drejt rrënjëve”, të promovuara më 17 janar në Langenthal të Zvicrës, thekson se fotografia dhe incizimi nuk janë thjesht pamje të ngrira në kohë, por kujtime të gjalla që udhëtojnë brez pas brezi. Ato janë dëshmi e historisë, e përpjekjeve dhe e sakrificave të shqiptarëve në diasporë.

- Advertisement -

Foto kujtimi me Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij, z.Rexhep Demiri

Në reagimin e tij publik, Hebibi e cilëson Daut Lubojën si “mjeshtër të fjalës përmes objektivit”, duke vënë në pah aftësinë e tij për të komunikuar emocione dhe mesazhe pa fjalë, përmes fotografisë dhe videos. Çdo pamje e realizuar prej tij, sipas autorit, përfaqëson një tregim më vete dhe një copëz historie të ruajtur me ndershmëri, ndjeshmëri dhe profesionalizëm të lartë.

Foto kujtimi me PhD. Dashnim HEBIBI, gjatë promovimit të tre librave të tij në Winterthur

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar faktit se z. Luboja, pa asnjë lloj kompensimi material, ka ardhur për të përcjellë dhe arkivuar manifestimin kulturor “Nata e Librit” në Langenthal, së bashku me djalin e tij. Ky veprim është vlerësuar si një shembull i rrallë përkushtimi dhe si dëshmi e vlerave që ai kultivon edhe te brezi i ri: dashurinë për librin, kulturën, komunitetin dhe kujtesën historike.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, PhD Dashnim Hebibi thekson se paratë shpenzohen dhe fitohen sërish, por mirësia, përkushtimi dhe kontributi i dhënë me zemër nuk maten dhe nuk harrohen kurrë. Për vepra të tilla, falënderimi mbetet gjithmonë i vogël përballë peshës së tyre morale dhe kulturore.

„Zoti ta shpërbleftë çdo mund, ta ktheftë në të mira dhe ta ndriçoftë rrugën gjithmonë”, përfundon Hebibi, duke e vlerësuar z. Daut Lubojën si një figurë të respektuar dhe të çmuar të diasporës shqiptare në Zvicër, transmeton helveticALforum.ch

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme