4.3 C
Zurich
Tuesday, January 27, 2026
spot_img
spot_img

Mirënjohje dhe bashkëpunim: Shoqata “Drita” në pritje zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Zagreb

Duhet ti lexosh

Siç ka mësuar helveticALforum.ch, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zagreb është zhvilluar një takim zyrtar me përfaqësues të Shoqatës “Drita”, në frymën e bashkëpunimit institucional dhe forcimit të lidhjeve kulturore me komunitetin shqiptar në Kroaci.

Me këtë rast, Shoqata “Drita” ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratën e saj të veçantë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës për pritjen zyrtare dhe mikpritjen e përzemërt të organizuar. Falënderime të veçanta iu drejtuan Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zagreb, Sh.T. dr. Martin Berishaj, për pritjen e realizuar si shprehje vlerësimi nga ana e Ambasadës për pjesëmarrjen aktive të Shoqatës “Drita” në aktivitetin “Christmas Bazaar”.

Shoqata “Drita”, në bashkëpunim me dy ambasadat shqiptare në Zagreb, kontribuoi edhe këtë herë në mënyrë dinjitoze në promovimin e traditave, kulturës dhe vlerave kombëtare shqiptare, duke përfaqësuar me seriozitet dhe përkushtim komunitetin shqiptar në Kroaci.

Në përmbyllje, Shoqata “Drita” vlerëson lart mbështetjen institucionale dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë e saj për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi të çmuar në të ardhmen, përmes aktiviteteve kulturore dhe komunitare me interes të përbashkët, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme