7.2 C
Zurich
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Miratohet me 90 vota rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Duhet ti lexosh

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-ës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që pika e tretë e rendit të ditës, ajo për Rezolutën për Hagën, të dalë e para.

“Kërkoj që pika e tretë, ajo e Rezolutës për Hagën, të vendoset në pikën e parë, pasi kryetari Ramush Haradinaj e ka një obligim dhe ka dëshirë të jetë pjesë e votimit të kësaj rezolute”, tha Tahiri.

Kjo u aprovua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, teksa kërkoi që të votohet për ndërrimin e rendit të ditës.

- Reklama -

101 deputetët e pranishëm votuan pro.

Fillon seanca, betohen deputetët e rinj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka hapur punimet e seancës së jashtëzakonshme plenare ku janë të pranishëm 110 deputetë të legjislaturës së dhjetë.

- Advertisement -

Haxhiu ka njoftuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ndërmarrë hapat ligjor për zëvendësimin e deputetëve të cilët janë pjesë e kabinetit qeveritar dhe do të mbajnë postin e ministrave.

Deputetët do të trajtojnë zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars, formimin e komisioneve parlamentare, si dhe propozim-rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Kjo është seanca e parë pas konstituimit të djeshëm të legjislaturës së dhjetë, transmeton telegrafi.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme