7.3 C
Zurich
Wednesday, December 17, 2025
spot_img
spot_img

Ministrja Ibrahimaj në New York

Duhet ti lexosh

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë fjalës së saj në Forumin e Nivelit të Lartë WSIS+20 (Samiti Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit) në New York theksoi se sfida e dekadës së ardhshme nuk është më thjesht përhapja e teknologjisë, por mënyra se si ajo qeveriset për t’u shërbyer qytetarëve.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj vuri në dukje se ndonëse lidhshmëria me internetin është rritur, pabarazitë digjitale janë bërë më komplekse.

Sipas ministres, këto pabarazi lidhen drejtpërdrejt me mungesën e aftësive digjitale; koston e përballueshme të teknologjisë; sigurinë dhe besimin te sistemet institucionale.

“Për Shqipërinë, këto nuk janë çështje teorike. Kemi ndërmarrë një transformim të shpejtë që ka rritur transparencën, por përvoja na ka mësuar se aksesi i vetëm nuk mjafton,” u shpreh ajo.

Në kuadër të procesit WSIS+20, Ibrahimaj propozoi që rezultatet e samitit të udhëhiqen nga tre parime kyçe:

Mbrojtja e të drejtave dhe privatësisë në çdo hap teknologjik.

Trajtimi i përfshirjes digjitale përmes arsimit dhe kapaciteteve njerëzore.

Forcimi i marrëdhënieve shumëpalëshe për të përballuar sfidat si Inteligjenca Artificiale.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se “ky samit nuk duhet të mbetet thjesht një deklaratë formale në letër”.

Ajo kërkoi që drejtimi strategjik të lidhet ngushtë me Paktin Digjital Global të Kombeve të Bashkuara, duke garantuar se zhvillimet e reja, përfshirë IA-në, do të respektojnë vlerat demokratike, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme