POSTIMET E FUNDIT

Ministri Sveçla në Forumin e Salzburgut

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, po merr pjesë në punimet e Salzburg Forum, ku liderë dhe përfaqësues të vendeve evropiane po diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e menaxhimit të migracionit dhe sigurisë kufitare.

Gjatë fjalës së tij, Sveçla mirëpriti lansimin e Entry/Exit System (EES), duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të kufijve të jashtëm të Schengen Area. Sipas tij, sisteme të tilla teknologjike ndihmojnë në rritjen e sigurisë dhe në menaxhimin më efikas të lëvizjes ndërkufitare.

Ai theksoi se Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja dhe infrastruktura e këtyre sistemeve për të rritur sigurinë kufitare dhe për të përmirësuar menaxhimin e migracionit, në përputhje me standardet evropiane. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri Sveçla nënvizoi gjithashtu rëndësinë e informimit të qytetarëve të Kosovës për rregullat e udhëtimit dhe qëndrimit në zonën Shengen, si dhe për rregullat që aplikohen në Kosovë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se ky informim do të realizohet përmes fushatave të ndryshme informuese dhe platformave online të dedikuara. Në kuadër të diskutimeve për bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, Sveçla vlerësoi edhe partneritetin ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Frontex. Ai përmendi angazhimin e përbashkët me Policinë e Kosovës në disa pika kufitare dhe në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si të rëndësishëm për sigurinë dhe kontrollin kufitar.

Ministri kosovar theksoi gjithashtu përkushtimin e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me partnerët evropianë dhe për të avancuar bashkëpunimin me Europol, me synimin që Kosova të kontribuojë si një partner i besueshëm në sigurinë rajonale dhe më gjerë, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB