6.8 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Ministri Maqedonci i përgjigjet ashpër gjeneralit serb

EKSKLUZIVE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit Milan Mojsilović, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të papërgjegjshme.

Në një deklaratë publike, Maqedonci theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë profesionale, që vepron nën kontroll civil dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, si dhe me obligimet ndërkombëtare. Sipas tij, mandati i saj është mbrojtja e sovranitetit dhe garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Ai shtoi se fuqizimi dhe modernizimi i ushtrisë është e drejtë legjitime e çdo shteti sovran dhe nuk paraqet kërcënim për askënd, duke nënvizuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

- Reklama -

“Kosova ndërton ushtri për mbrojtje. Kosova ndërton siguri për të gjithë”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -

Deklarata e plotë:

Deklaratë publike

Deklaratat e bëra nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Mojsiloviq, të cilat tentojnë ta paraqesin Forcën e Sigurisë së Kosovës si kërcënim për komunitetin serb në Kosovë, janë të pavërteta, të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me realitetin në terren.

Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, e ndërtuar sipas standardeve më të larta demokratike. Ajo vepron nën kontroll të plotë civil dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me obligimet tona ndërkombëtare. Mandati i saj është dhe mbetet mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim.

Fuqizimi dhe modernizimi i Ushtrisë së Kosovës nuk ka karakter kërcënues ndaj askujt. Ai përbën një të drejtë legjitime të çdo shteti sovran dhe një domosdoshmëri për garantimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në vend dhe në rajon.

Narrativat që synojnë frikësimin e komuniteteve ose justifikimin e politikave destabilizuese nuk kontribuojnë në paqe dhe stabilitet. Përgjegjësia për sigurinë kërkon maturi, respekt për realitetin dhe përkushtim ndaj paqes, e jo deklarata që nxisin tensione.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe ndaj ndërtimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Kosova ndërton ushtri për mbrojtje.

Kosova ndërton siguri për të gjithë, transmeton BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme