1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Ministri kroat: Prania e ushtrisë amerikane në Kosovë tepër e rëndësishme

Duhet ti lexosh

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin e Mbrojtjes amerikane për Politika Evropiane dhe të NATO-së, David BakerAnushi ka thënë se në këtë takim ka theksuar se çelësi i sigurisë së Evropës Juglindore është Kosova dhe se prania e ushtrisë amerikane në Kosovë përmes KFOR-it është shumë e rëndësishme.

“U takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker. Në mënyrë të veçantë theksova se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka shkruar Anushiq.

Ai gjithashtu ka treguar se Kroacia është e angazhuar fuqishëm për pajisjen dhe modernizimin e Ushtrisë Kroate, së bashku me SHBA-në, duke thënë se Kroacia po pajisë Forcat e Armatosura me Bradley, Black Hawks dhe sistemin raketor Himars, njofton frontonline.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit