3.8 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Ministri i Jashtëm iranian takon Putinin, në Teheran shtohen thirrjet për hakmarrje

EKSKLUZIVE

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, pritet të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin rus Vladimir Putin gjatë një vizite në Moskë, mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas deklaratave të vetë Araqchit, Irani dhe Rusia po koordinojnë qëndrimet e tyre mbi zhvillimet e fundit në rajon. Lajmi u konfirmua edhe nga agjencia ruse Interfax, e cila citoi ndihmësin e Kremlinit, Yuri Ushakov, duke thënë se takimi do të fokusohet në zhvillimet gjeopolitike dhe bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.

Rusia dhe Irani kanë forcuar aleancën e tyre në vitet e fundit, duke nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik në janar. Ndërkohë, Irani ka furnizuar Rusinë me dronë për përdorim në luftën e saj në Ukrainë, një lëvizje që ka tërhequr kritika të ashpra nga Perëndimi.

- Reklama -

Në një tjetër zhvillim nga Irani, Forcat e Armatosura iraniane paralajmëruan Shtetet e Bashkuara për pasoja të rënda pas sulmeve ajrore të fundit. “Sulmet e tyre kanë zgjeruar gamën e objektivave legjitime për ne,” deklaroi një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya. Komandanti Ebrahim Zolfaqari, në një deklaratë që përfundoi në gjuhën angleze, tha: “Z. Trump, bixhozxhi, ju mund ta filloni këtë luftë, por ne do ta përfundojmë atë.”

Ndërkohë, situata në Iran duket të jetë e unifikuar në reagim. Korrespondentët e Skynews nga Irani deklarojnë se për herë të parë në dekada, ekziston një “solidaritet i paparë” në mesin e popullit iranian.

“Tani të gjithë kërkojnë një përgjigje të ashpër, veçanërisht kundër Izraelit,” shkruan Skyneës duke cituar korrenspodentin Emad Anshenas nga Teherani.

- Advertisement -

Sipas gazetarit, tensionet aktuale kanë ringjallur një ndjenjë patriotike që nuk ishte parë që nga koha e luftës Iran-Irak, dhe brenda vendit po rriten thirrjet për avancimin e programit bërthamor, njofton euronewsal.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme