3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ministri Gonxhja: Shqipëria 2030 do të jetë qendër evropiane e kulturës, sportit dhe mikpritjes

Duhet ti lexosh

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u betua sot në Presidencë në këtë detyrë si pjesë e kabinetit qeverisës të kryeministrit. Gonxhja shprehet i nderuar nga besimi i kryeministrit Edi Rama, për këtë sfidë, të cilën ai e cilësoi të re dhe në shërbim të programit qeverisës të Partisë Socialiste pas votëbesimit historik të 11 majit. ”Së bashku, me punë dhe përkushtim, Shqipëria 2030 do të jetë më shumë se një destinacion turistik: një qendër evropiane e kulturës, sportit dhe mikpritjes, një vend ku historia bashkëjeton me të renë, ku identiteti kombëtar na bashkon dhe ku talenti e dija shkëlqejnë”,-tha Gonxhja.

Postimi i plotë

Jam shumë i nderuar nga besimi i Kryeministrit Edi Rama për këtë sfidë të re si Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në shërbim të programit qeverisës të Partisë Socialiste pas votëbesimit historik të 11 majit! Falenderoj Presidentin e Republikës, Z. Bajram Begaj, për dekretimin dhe mbështetjen.

Së bashku, me punë dhe përkushtim, Shqipëria 2030 do të jetë më shumë se një destinacion turistik: një qendër europiane e kulturës, sportit dhe mikpritjes; një vend ku historia bashkëjeton me të renë, ku identiteti kombëtar na bashkon dhe ku talenti e dija shkëlqejnë.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, falenderoj kolegët e Ekonomisë dhe Inovacionit për bashkëpunimin gjatë këtyre 19 muajve, në MEKI, ku së bashku ngritëm struktura, ndërmorrëm nisma dhe realizuam projekte të rëndësishme, me bindjen se të gjitha punët e nisura do të ecin përpara me energji e sukses, transmeton kjone.

FALEMINDERIT!

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit