POSTIMET E FUNDIT

Milani rikthehet fuqishëm në garën për titull

Milani ka dhënë një sinjal të fortë në garën për titull në Serie A, duke mposhtur Torinon me rezultat të ngushtë 3:2 në stadiumin San Siro. Kjo fitore e afron skuadrën kuqezi në vetëm pesë pikë nga rivali i qytetit, Inter, duke rritur ndjeshëm tensionin në krye të tabelës.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët, të cilët krijuan disa raste të rrezikshme. Ardian Ismajli ishte pranë golit, por portieri Mike Maignan reagoi në mënyrë të shkëlqyer për të mbajtur portën të paprekur.

Megjithatë, Milani arriti të kalojë në epërsi në minutën e 36-të, kur Strahinja Pavlovic realizoi një gol të bukur nga distanca. Avantazhi nuk zgjati shumë, pasi Torino barazoi para pushimit me golin e Giovanni Simeone.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri u rikthye më e organizuar dhe më kërkuese. Fillimisht, Adrien Rabiot shënoi për 2:1 pas një asistimi të saktë nga Christian Pulisic. Më pas, Youssouf Fofana thelloi epërsinë duke realizuar golin e tretë për vendasit.

Torino nuk u dorëzua dhe në minutat e fundit arriti të ngushtojë rezultatin me një penallti të saktë nga Nikola Vlasic, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e dytë dhe vazhdon presionin ndaj Interit në luftën për titull, ndërsa Torino mbetet në mesin e tabelës, larg zonës së rrezikut, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB