POSTIMET E FUNDIT

Milani i kthehet fitoreve pas dy barazimeve rresht në Serie A. 

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore me përmbysje, me rezultat 3:1 në konak të Como-s, në takimin e mbetur të javës së 16-të.

Vendasit avancuan me golin e futbollistit Kempf në minutën e 10-të.

Milani këndellet në minutat vijues, duke treguar forcën ndaj vendasve që deri me tash janë befasia më e madhe e kampionatit. Nkuku (45′ – nga penalltia), Rabiot (55′ e 88’) – shënuan për fitoren e Milanit.

Futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, u paraqit nga minuta e 86-të në fanellën e Milanit, duke e zëvendësuar Luka Modriçin.

Futbollisti Mërgim Vojvoda u paraqit 66 minuta për ekipin e Como-s.

Milani renditet në vend të dytë me 43 pikë, tre më pak se Interi dhe Como është në të gjashtin me 34 sosh./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB