-2.4 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Mexhiti: Kryetari i ardhshëm i VLEN-it do të zgjidhet midis meje dhe Kasamit

Duhet ti lexosh

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, deklaroi se kryetari i partisë së ardhshme i koalicionit aktual qeverisës VLEN do të zgjidhet midis tij dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Është diku këtu. Ai është më shumë një faktor në Tetovë, unë jam në Shkup. Këto janë dy qytete të mëdha ku janë të përqendruar shqiptarët dhe për këtë arsye po punojmë për zgjidhje krijuese. Ka më shumë zgjidhje nëpër parti në Evropë, po shqyrtojmë modele nga Gjermania”, tha Mexhiti.

Mexhiti poashtu njoftoi se kanë filluar negociatat me palën bullgare për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të vendit.

“Nga ana jonë, shoh se ka vullnet dhe energji pozitive për t’u ulur, për të negociuar dhe për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Pres dhe shpresoj që edhe pala bullgare do të jetë e njëjtë”, tha Mexhiti.

Ai thekson se prioriteti kryesor i Vlenit është integrimi evropian i Maqedonisë.

“Le të jemi të mirë në gjithçka tjetër, nëse nuk bëjmë përparim në këtë, nuk mund ta vlerësojmë si qeverisje të suksesshme ose një proces të suksesshëm”, shtoi Mexhiti./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit