POSTIMET E FUNDIT

Mesazhi i Fitër Bajramit, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u është drejtuar agjëruesve me dëshirën për pranimin e sakrificës dhe lutjeve të tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Le të hyjmë në festën e Bajramit me çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

Festa e Fitër Bajramit vjen pas përfshirjes së besimtarëve në muajin e devotshmërisë dhe solidaritetit, duke kulmuar me lutjet e përbashkëta dhe vizitat festive që simbolizojnë vëllazërinë dhe harmoninë mes njerëzve, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB