2.7 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Mesazh krenarie dhe përkushtimi nga Familja Selmani-Kapiti në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

EKSKLUZIVE

Veprimtari i njohur në Zvicër dhe një ndër lobistët më të zëshëm për çështjen e Luginës së Preshevës, veçanërisht për Medvegjën, Fadil Selmani Kapiti, ka përcjellë një urim të veçantë me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në një fotografi domethënëse, ai shfaqet përkrah vëllait të tij, Ismet Selmani – ish-kryetar i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, bëmirës i njohur – si dhe pranë babait të tyre tashmë të ndjerë, Liman Selmani. Ky i fundit kujtohet me respekt të veçantë për aktin e tij të guximshëm shumë vite më parë, kur ngriti flamurin kombëtar në Medvegjë, në një kohë sfiduese për shqiptarët e atjeshëm e njëherit themelues i shoqatës humanitare “Medvegja” me seli në Zvicër.

Me fjalë modeste, por plot ndjenjë dhe krenari kombëtare, z. Selmani uroi vëllezërit dhe bashkëkombësit që jetojnë e veprojnë në Kosovë:

- Reklama -

“Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë! Qofsh e bekuar dhe e begatuar, ti e shenjta jonë! Familja Selmani-Kapiti krenohet me ty si pjesë përbërëse e këtij projekti madhor. Dhe do të jemi përkrah teje gjithmonë, drejt objektivit final të Kombit tonë! Gëzuar!”

Ky mesazh vjen si dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të familjes Selmani-Kapiti ndaj çështjes kombëtare dhe mbështetjes së palëkundur për Kosovën dhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme