Nga DR. EDUARD A. SKUFI , ATHINË

Përjetim
Gjurmat e pelegrinazhit të Bajronit, në qytezën e Vironas, në Athinë më ngacmuan muzën dhe rrjedhja e saj lindi fjalët. Mora me vete nipin tim Kristin, gjimnazist e një tip interesant, i hipëm makinës dhe u nisëm për në gjimnazin e Vironas. Me ftesën e znj.Areti, pedagoges së fizikës dhe pacientes time, po shkoja për një leksion, mbi “syrin si sistem optik dhe profilaksinë e tij”. Gjatë rrugës nipi im ishte fiksuar në Iphone dhe lexonte për Aretinë, “filozofen e parë të antikitetit”, i intriguar nga emri i pedagoges. Mandej nga celulari i tij, u dëgjua shpërthimi i çjerrë, në kakofoni i një muzike xhazi.
Unë u rrudha në fytyrë, kjo bëri që Kristi ta ulte volumin e zërit, duke më thënë se ishte muzike Barrelhouse. Atë moment nuk fola, mora një CD, që kisha aty pranë dhe e vendosa të luaj. Tingujtë jehuan mes harmonisë, virtuozitetit dhe pasazheve të shpejta, të Villiam Telit, heroi legjendar zviceran, nga uvertura e G.Rossinit, e na mbushën me hare. (E zgjodha atë në përshtatje me temperamentin dhe moshën e tij). Më pëlqeka shumë, më tha ai, por nuk e kam dëgjuar kurrë .
“Që të shkosh atje, duhet më parë të njohësh diamantet e kulturës dhe të perceptosh diferencën mes tyre”, e këshillova me takt..Vazhdonim udhëtimin dhe mendimet e mia shkuan, në anketimin me disa të rinj, publikuar në gazetën amerikane American Journal of Cultural Sociology, mbi vlerat e “Three Bs“ klasike, që e përbënin Bach, Beethoven, Brahms. Pjesa dominuese e të rinjve mes ironisë, përgjigjeshin me tre BBB modernen, e tyre, duke preferuar, Barrelhouse, Boogie Woogie dhe Blues music, në piano perkusive… ”E kuptoj, se muzika që ti vendose është argëtuese për adoleshencën, por kjo nuk mund të jete mohim i kulturës së vërtetë muzikore. Kur të kthehemi në shtëpi do të spjegoj me argumenta, mbi kulturën dhe hijet e antikulturës. Ndërsa ky libër, ”Inteligjenca Emocionale”, të cilin enkas e porosita, për vlerat e tij të veçanta është për ty, aty do të informohesh, sesi duhet të disiplinosh emocionet”…
Skicë mbi konceptimin jetik “modern”
Ndërkaq mbërritëm në shkollë, aty pranë bustit të Bajronit, na priste pedagogia me nxënësit, të cilët na drejtuan në një sallë, në formën e një amfiteatri të vogël. Unë fillova spjegimin duke e ilustruar me figura e video, në laptop. Pjesa më e madhe e nxënësve kishin fiksuar shikimin dhe më ndiqnin me kureshtje, por disa të tjerë klikonin në celularet e tyre, pa u shkëputur nga bota e iluzioneve. Më dukeshin si në një pantomim, kjo më dha pasën që ta shtrija bisedën, mbi përdorimin e tepruar të Iphonit dhe pasojat e tij…Shikoja ata të rinj me një dhimbje që të frenon dhe me kujtohej rinia ime, kur të etur kërkonim si dhuratë ndonje libër dhe kohën e lirë e ndanim në rrethet e shtëpisë së pionerit, mes recitimeve dhe këngëve. Ndërsa sot serviret si kulturë, antikulura dhe interesat e të rinjve jane të vendosura, në një interval sa të kufizuar, po aq dhe modest…
Kur mbritëm në shtëpi, mbeta i heshtur në mendime. Kristi mu afrua, mbështeti kokën në supin tim, duke pritur retorikën time… “Problemi për të cilën do të flas, nuk të përket vetëm ty, por është një çështje e ndjeshme, që ka të bëjë me të ardhmen. Kultura është një pasuri e madhe që rritet mes shekujve, e nuk mund të reduktohet në një ekran celulari dhe televizori, apo rreth një kutie Coca Cola, i mbetur mes një guacke etikoestetike të zbrazët. Nuk jemi në vitin zero, që të na frymëzoj starti i zhvillimit të kulturës moderne, si bazë e asaj “universale”!

Akstraksioni dhe “casual dress code “ në artin skenik
Sot kur shpërbërja kulturore e izolimi social po rriten, duhet të studjohen dhe të ruhen elementët jetik të trashëgimisë kulturore. Mjafton të futesh në Spotify, e të krahasosh klikimet e të famshmes, Simfonisë së pestë të Bethovenit, interpretuar nga filarmonia e Berlinit, në dirigjimin e H.V.Karajan, ndaj Driver’s Licence, performancë e të dalluarës në muzikën pop, Olivia Rodriguez, ku befasohesh negativisht për supermacinë e të dytës. Ky është të paktën, një nga indekset e inklinacionit “antikuturor”… Kristi më dëgjonte i koncentruar në monologun tim dhe si pakuptuar, “audienca” u shtua me vajzën time, një shoqen e saj sociologe, e kritike arti, Katerinën dhe bashkëshorten time, që e braktisën “tea time”-in. Kështu, vazhdova bisedën,..“Antikultura nga mjet për një qëllim, po shndërohet si një qëllim në vetvete. Çuditërisht publiku preferon “kultin masiv”, ndaj kulturës të nivelit të lartë, pasi rezulton viktimë e indoktrinimit të “industrisë së kulturës” moderne. Unë do të preferoja F.Sinatrën, me jazzin emocional ndaj L.Gagës të muzikës pop, kur vet ajo i bëri homazh madhështisë së tij. Megjithatë flladi i kulturës autentike, sot dëgjohet si një flaut, në vibrim tingujsh, veçse në tonet e një melodie bass”. Katerina në atë moment nuk u përmbajt, dhe pasi dakortoi me mua shtoi:“Ndodhesha në Hamburg, për një seminar të kulturës, ku shkuam me kolegët të ndjekim spektaklin modern, të “Traviatës” së mirënjohur.Por u befasuam me versionin “neoterik” të saj. Një abstraksion,

Metamorfoza “moderne” e Mona Lizës
skenik i shëmtuar, që shoqërohej me stil veshjeje laicistike, me xhins dhe atlete, rezultat i shkëputjes të artit, nga realizmi, në një stili vizual të panjohur që mbetej tronditës, sepse sfidonte estetikën tradicionale. Më pas shkuam në një shkollë, ku gjatë bisedës pyetëm nxënësit për E.Heminguein, I.Turgenievin, D.Shostakovich dhe ata ngrinin supet, të mbetur në padije, ndërsa M.Jacksonin të gjithë e njihnin. Të vret nostalgjia për kulturën e lartë me sarkastikën e antikulturës ”. Fjalët e fundit i shqiptoi në breshëri , duke mos e përmbajtur tonin e revoltës. Para pak kohësh, ndërhyri vajza ime esteticiene, lexova rastësisht në The Guardian, “Mbi misterinë e artit kontemporan”: Mona Lisa kundrejt monstruozitetit, groteskut dhe anës shokante, ndaj asaj kryevepre, që mbetet pjesë e kulturës dominante. Evolucioni social dhe ai estetik nuk duket të përkojnë me “dizmorfinë” kulturore, por gjithashtu nuk duhet të ndikojnë mbi orientimin e duhur kulturor individual. Sfida më e madhe e kohës solli si surprizë, vendosjen e antikulturës në pozitë dhe kulturës së vërtetë në opozitë…..
Kristi kishte mbetur mes habisë dhe vëzhgimit, ai here pas here pyeste nënën e vet, që të shuante kureshtjen dhe diçka shkruante. “ Vetëm duke i njojtur dimensionet e kulturës do ta vlerësosh atë”, i spjegoi e ëma, dhe “në dinamikë kultura do të bëhet pjese e identitetit dhe e DNA tënd”. Mandej ai doli në ballkon dhe klikoi në Iphone “My Way”, për tu takuar me F.Sinatrën…Ajo bisedë si leksion jete, do ti rishqyrtonte shumë pikëpamje. Atë dilemë do ta gjente përpara, se “kultura është për njerëzit si uji për peshqit ”…Ndërkaq pikat e shiut filluan të trokisnin mbi tendë në një perkusion melodik, që e shtonte romantizmin dhe nostalgjinë.
…Ndërsa unë mes asaj melodie, shtegëtoja në impresionet që më kishin lënë, fragmentet e librit “Kultura dhe Anarkia”, me pikëpamjet e “mendimtarit të mënçur” M.Arnold:” Kultura përshkruhet me të drejtë si dashuri për perfeksion”, duke preferuar “demokracinë në kulturë”. Nuk mund të angazhohesh në një kulturë pa baza kulture, duke e shkëputur të tashmen nga e kaluara, e cila mbetet si kometë. Kjo reflekton në të gjitha fushat, me një etikë dhe estetikë “perverse”, larg arsyes. Kështu në vend të ndjenjës së përbashkët të përkatësisë që ofronte dikur kultura, ndajmë një sentiment universal privimi, në një tolerim të pa spjegueshëm…
Kristi me preokupimin që i zhbironte në sy me pyeti: “Doktor, i dashur , me se do ta krahasoje kulturën ?. “Me dritën e diellit që ndriçon gjithçka, ditën dhe natën”, fillova komentin, “pasi dhe natën reflekton dritën mbi hënën dhe konstelacionet e yjeve, duke i bërë të ndritshëm, dhe duke zbehur erresirën e natës. Pra kultura të ndriçon jo vetëm vizionin, mendjen por dhe shpirtin, duke të rikthyer shpresën. Unë do të thosha se “kultura është arti i “leximit” dhe i interpretimit të mendjeve të shquara”… Kristi i mbushur plot kënaqësi dhe mes emocioneve, më përqafoi fort. “Sa shumë dua të jem pranë teje, papu…po shokëve të mi kush do tju a thotë”.
Për fat të keq, shtova me mllef duke ju drejtuar të tjerëve,…“ Idea e një vetëdije kulturore false, i dha dekadave të fundit të shekullit të XX, iluzionin si kthesë drejt një ideje “iluminante”, të ndritshme, se kultura e re, ”moderne” me “fandomin” entuziast, do të ishte therapia efikase, ndaj difekteve të kohës. Atë e veshën me një trend pikant për ti maskuar nëntekstin. Por, kultura klasike brilante, me impaktin e saj të zhvendos nga e përditshmja, në një botë vlerash drejt një qytetërimi ambicioz, si i vetmi antidot ndaj antikulturës, veçse e kufizuar në një duet “të pamundur”, ndaj asaj ndjenjë intriguese dhe tinëzare ”! /GDielli




