8 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

MËRGIMTARI IM

Duhet ti lexosh

Nga Ragip RAMAJ, Gjermani

Ky mërgimtar është imi

e zura duke kaptuar trup kodrinave të dhembjes sime

si gjeth i ramë nga një degë e atdheut

e mori era sepse erë vjeshte u bë

mes gjetheve që degët e atdheut i lënë lakuriq

nga qielli i syve të nënave

rigat e shiut bëhen përroska

e përroskat lumenj të rrëmbyeshem trishtimi

mbi pëlhurën e Penelopës

e pashë kur e kapërceu gardhin që ndan gjymtyr‘t e atdheut

edhe ujqit i pashë

kur u turrën me britma hienash

e kur e shqyen në dy pjesë

njërën pjesë e morën ujqit

britmat e hienave pjesën tjetër

m‘i ushqye urinë e shekujve të tyre

ia coptuan edhe flatrat e ëndrrës

që po fluturonin qiellit të zymtë të shpresës

që kurrë nuk ndau një copë hëne për te

as kur është e plotë

as kur me draprin e saj e korrë grurin në Ledina

tani këtyre udhëve që shpien larg Kështjellës së braktisur

me hapa baladash ec vetëm hija e tij

që ka marrë formën e atdheut

mbulue me qiellin e trishtimit tim

ky mergimtar është vetëm imi

sepse dallon prej mërgimtarëve tuaj

që kanë buz‘t e qaraveshura prej buzëqeshjeve të muzgut

fillue në agun e vetmisë së ditës

dhe mbarue në agun tjetër të trishtimit

ky mërgimtar është vetëm imi

sepse nuk mund të jetoj pa dhembjen e tij

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme