4.7 C
Zurich
Wednesday, December 17, 2025
spot_img
spot_img

Mërgata – Zemra që rreh për Atdheun

Duhet ti lexosh

Të dashur mërgimtarë,

Në prag të festave të fundvitit dhe në mbyllje të një viti tjetër plot sfida, përpjekje dhe sakrifica, mendimet tona shkojnë tek ju – bijtë dhe bijat e vendit që, ndonëse larg atdheut, e mbani atë gjithmonë pranë zemrës suaj. Në këto ditë reflektimi dhe shprese, mallëngjimi i familjeve tuaja rritet, ndërsa pritja për t’ju përqafuar sërish bëhet edhe më e fortë.

Mërgata jonë përfaqëson një vlerë të pazëvendësueshme kombëtare e shtetërore. Me punën, përkushtimin dhe dinjitetin tuaj, ju jeni ambasadorët më të mirë të vendit tonë në botë, duke ndërtuar ura miqësie, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet atdheut dhe vendeve ku jetoni e veproni. Kontributi juaj ekonomik, kulturor dhe shoqëror është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit dhe e imazhit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këto festa janë një mundësi për t’u kthyer tek rrënjët, për të rigjetur ngrohtësinë e shtëpisë, gjuhën, traditat dhe dashurinë e familjes. Ju uroj nga zemra gëzuar festat e fundvitit, rrugë të mbarë dhe të sigurt drejt vendlindjes, si dhe ditë të mbushura me përqafime të sinqerta, paqe shpirtërore, shëndet dhe gëzim pranë më të dashurve tuaj.

Le të jetë viti që vjen një vit shprese të re, suksesi personal dhe familjar, si dhe bashkëpunimi edhe më të ngushtë mes mërgatës dhe atdheut tonë të përbashkët.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, kështu shkruan ndër të tjera,

Shkëlqesia e Tij
Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut
në Bernë

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme