Nga Dashnim HEBIBI
Prej sot, në të gjithë Zvicrën kanë filluar pushimet dimërore. Mërgata shqiptare ka nisur në numër të madh udhëtimin drejt atdheut. Disa udhëtojnë me vetura, aeroplanë dhe autobusë, ndërsa me anije numri është më i vogël.
Sipas informacioneve të siguruara nga helveticALforum.ch, që nga dita e djeshme (e enjte) ka filluar fluksi i udhëtarëve, duke shkaktuar pritje të mëdha edhe në pikat kufitare të Hungarisë dhe Kroacisë. Megjithatë, deri tani nuk janë raportuar pritje të gjata si gjatë pushimeve verore.
Sot pritet të shënohet numri më i madh i udhëtarëve, ndërsa nesër fluksi do të vazhdojë.
Rrugë të mbarë mërgimtarë, pushime të këndshme dhe gëzuar festat e fundvitit!
HelveticALforum.ch




