1.5 C
Zurich
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
spot_img

Mehmet Ballazhi dhe Shaban Tërstena nderojnë mbrëmjen shqiptare në Langenthal

Duhet ti lexosh

Nga Dahest LUMA, München

Më 17 janar 2026 (e shtunë), Langenthali i Zvicrës do të marrë frymën e një nate të veçantë shqiptare, ku kultura, kujtesa dhe identiteti kombëtar në diasporë do të bashkohen në një mbrëmje solemne e dinjitoze. Kjo ngjarje kulturore pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për jetën shpirtërore dhe intelektuale të shqiptarëve në mërgim.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi

Mysafirë nderi të kësaj mbrëmjeje do të jenë Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, si dhe legjenda e sportit shqiptar, Shaban Tërstena, i cili vjen posaçërisht për të nderuar këtë promovim me praninë e tij simbolike dhe historike.

Ngjarja do të mbahet në ambientet e Alte Mühle, në Langenthal, dhe do të përfshijë një program të pasur letrar e artistik. Në qendër të vëmendjes do të jetë promovimi i librit “Udhëtim drejt rrënjëve”, si dhe prezantimi surprizë i një vepre monumentale me rreth 600 faqe, që pritet të zërë një vend të veçantë në bibliotekën e kulturës shqiptare në diasporë.

Një moment kulmor i mbrëmjes do të jetë ndarja e çmimit “Ikona e Diasporës”, një vlerësim prestigjioz që jepet nga Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore (Cyrih), për kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe afirmimin e vlerave kombëtare shqiptare. Emri i laureatit do të zbulohet vetëm gjatë ceremonisë, duke i dhënë mbrëmjes një dimension solemn dhe simbolik.

Legjenda e sportit shqiptar, Shaban Tërstena

Atmosfera artistike do të realizohet nga Ansambli i mirënjohur “Trojet”, ndërsa tingujt e lahutës së Bacë Shaqit do të sjellin jehonën e historisë, duke lidhur brezat dhe shekujt në një zë të vetëm kujtese dhe krenarie.

Në mesin e të ftuarve special do të jenë edhe Darling Vlora, pasardhës i Ismail Qemal Bej Vlorës, publicisti Arsim Mulliqaj, autorët Dashnim Hebibi dhe Florim Useini, si dhe artistë, krijues e personalitete të tjera të shquara të jetës kulturore shqiptare në diasporë.

Programi nis në ora 19:00 me apero, ndërsa pjesa zyrtare fillon në 19:30 — një natë ku fjala, libri, muzika dhe nderimi bashkohen për të dëshmuar se diaspora shqiptare jo vetëm ruan vlerat e saj, por i nderon ato me dinjitet dhe përkushtim. / HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme