TELEGRAM URIMI
Arsim Mulliqaj është publicist i njohur dhe bashkëpunëtor i hershëm i Shoqatës “Medvegja”.
Urime rizgjedhja Kryetar Zenel Neziri
dhe përgëzime Kryesisë së Re të Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër.
Milano, 31 Janar 2026 – Shoqata Humanitare “Medvegja” nuk është vetëm një organizim shoqëror, por një institucion i ndërgjegjes kombëtare, një zë i fuqishëm i qëndresës dhe i kujtesës historike për Medvegjën dhe çështje kombëtare në përgjithësi. Veprimtaria e saj shumëvjeçare ka qenë dritë shprese për bashkatdhetarët dhe mburojë morale për të drejtën shqiptare.
Veprimtarinë atdhetare të z. Zenel Neziri e njohim nga afër dhe e kemi ndjekur e përjetuar përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndër vite. Përkushtimi juaj i palëkundur, sakrifica dhe angazhimi i pandërprerë për Medvegjën kanë bërë që kjo trevë të mos harrohet kurrë, por të mbetet ideal i gjallë në zemrat e shqiptarëve kudo që janë.
Atdhetarizmi juaj, i ndërtuar mbi vepra e jo fjalë, së bashku me atdhetarët që ju rrethojnë, i ka dhënë Medvegjës jehonë për dekada të tëra dhe ka ruajtur gjallë frymën kombëtare përballë padrejtësive historike edhe pse dihet se si është ajo etni kombëtare.

FOTOT (Arsim Mulliqaj me z. Darling Vlora, pasardhës i Ismail Qemal Bej Vlorës, z. Zenel Neziri, ministra dhe kryetarë komunash nga Kosova dhe Zvicra, si dhe ambasadorë e personalitete të tjera, në manifestimin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar në Fully të Zvicrës)
Shpresojmë dhe besojmë fuqishëm se, me kryesinë e re, Shoqata Humanitare “Medvegja” do të jetë edhe më e zëshme, më e guximshme dhe më e vendosur në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtave të Medvegjës.
Ne mbetemi të gatshëm për bashkëpunim të plotë, të sinqertë dhe vëllazëror, ashtu si dikur, për të vazhduar rrugën e përbashkët në shërbim të kombit dhe të Medvegjës sonë.
Kryetar dhe Kryesi e Re e Sh.H. “Medvegja”, ju urojmë suksese, unitet dhe punë të mbarë në këtë mision fisnik.
Me nderime dhe respekt të thellë, transmeton helveticALforum.ch




