3.1 C
Zurich
Monday, January 26, 2026
spot_img
spot_img

Medvegja – amanet që vazhdon të mbahet gjallë

Duhet ti lexosh

TELEGRAM URIMI

I nderuar Kryetar i sapozgjedhur z. Zenel Neziri,
e nderuar Kryesi e re e Shoqatës Humanitare “Medvegja”,
të nderuar veprimtarë dhe bashkëpunëtorë të respektuar,

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, me qendër në Gossau – Zvicër, ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes së Kryesisë së re të Shoqatës Humanitare “Medvegja”, duke ju uruar shëndet, unitet dhe shumë suksese në mandatin tuaj të ri.

Në veçanti, përgëzojmë Kryetarin e sapozgjedhur z. Zenel Neziri, si dhe Kryesinë e re në këtë përbërje:


Blerim Beha – Nënkryetar,
Selvije Namani – Sekretare,
Sabit Abazi – Arkatar,
Egzona Beha – Ndihmëse arkatare,
Shaban Bislimi – Ndihmës arkatar,
Valbona Thaçi – Anëtare e kryesisë,
Sylejman Musliu – Anëtar i kryesisë dhe drejtues i SHKA “Medvegja”,
Samir Neziri – Anëtar i kryesisë,
Adonis Jakupi – Anëtar i kryesisë,
Zenullah Namani – Anëtar i kryesisë.

Njëkohësisht, shprehim respekt dhe mirënjohje të veçantë për veprimtarët e dëshmuar të Medvegjës dhe bashkëpunëtorët tanë të kahershëm, në veçanti vëllezërit Selmani-Kapiti, Sabit Abazi, Zejnullah Namani, si dhe të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar pa u lodhur për të mirën e komunitetit dhe të çështjes së Medvegjës.

Bashkëpunimi ynë me Shoqatën Humanitare “Medvegja” ka qenë i vazhdueshëm që nga fillimet, duke u shtrirë në shumë projekte të përbashkëta humanitare dhe kombëtare, si në Medvegjë, ashtu edhe në mbarë Luginën e Preshevës dhe në treva të tjera shqiptare. Ky bashkëpunim ka qenë shembull i solidaritetit, organizimit dhe vëllazërisë ndërshoqërore.

Jemi të bindur se, nën udhëheqjen e Kryesisë së re dhe me përkrahjen e veprimtarëve të palodhshëm, zëri i Medvegjës do të vazhdojë të dëgjohet fuqishëm jo vetëm në Medvegjë dhe në vendbanimet ku janë të përqendruar bashkëvendësit tanë, por edhe në të gjitha trevat shqiptare dhe në arenën ndërkombëtare si dikur. Kjo falë reputacionit të ndërtuar me sakrificë, punë dhe përkushtim të gjatë ndër vite.

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” riafirmon gatishmërinë e saj të plotë për bashkëpunim të sinqertë dhe vëllazëror, ashtu si dikur, në çdo iniciativë, projekt apo situatë ku mendoni se kontributi ynë është i nevojshëm.

Ju urojmë edhe një herë fat, shëndet dhe shumë suksese në misionin tuaj fisnik, me bindjen se së bashku do të vazhdojmë t’i shërbejmë Medvegjës dhe gjithë Luginës së Preshevës me dinjitet dhe përgjegjësi.

Me respekt dhe vëllazëri,

PhD. Dashnim Hebibi
President
Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”
Gossau – Zvicër
26 janar 2026

helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme