0.4 C
Zurich
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë si destinacion turistik për vitin 2026

Duhet ti lexosh

Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të rekomanduara turistike në Evropë.

Media spanjolle “The Officer” i ka kushtuar një artikull të veçantë vendit tonë, duke e renditur atë mes destinacioneve kryesore për udhëtime në vitin 2026.

Në artikullin e tij, gazetari Gabriel Echeverría u bën thirrje udhëtarëve të harrojnë destinacionet tradicionale turistike dhe të kërkojnë atë që ai e quan “luksi i autenticitetit”, qetësi, përvoja të vërteta dhe vende ende të paprekura nga turizmi masiv.

- Advertisement -

Nëse hapni Instagramin ose TikTok-un, do ta keni parë. Shqipëria është shndërruar nga një sekret në obsesionin e Evropës. Dhe kjo ka kuptim të plotë. Imagjinoni ujërat bruz të Greqisë dhe vijën bregdetare të thyer të Italisë, por me gjysmën e çmimit dhe me një pjesë të vogël të turmave. Vende si Ksamili ose Dhërmiu ofrojnë atë verë mesdhetare të viteve ’90: të egër, hedoniste dhe të thjeshtë.

Fluturoni për në Tiranë (një kryeqytet i gjallë dhe kaotik që do t’ju habisë) dhe udhëtoni drejt jugut. Flini në hotele butike me pamje nga deti Jon dhe hani ushqime të freskëta deti duke paguar në lekë . Nxitoni, sepse deri në vitin 2027 kjo do të jetë e pamundur”, shkruhet në artikull.

Media spanjolle këshillon që udhëtimet në Shqipëri të mos planifikohen gjatë muajit gusht, por në stinët e ndërmjetme, si maj–qershor ose shtator–tetor. “Mot më i mirë, shërbim më i mirë dhe ndjesia e paçmuar e të pasurit qytetin tërësisht për veten tuaj”, thuhet në artikull, transmeton rtsh.

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme