1.5 C
Zurich
Thursday, November 20, 2025
spot_img
spot_img

Media sllovake: Kosova mund të jetë “bombë befasuese”

Duhet ti lexosh

Sipas mediumit sllovak “Sportnet”, Kosova nuk është “kundërshtar i lehtë” për Kombëtaren e Sllovakisë në barazhin për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Në artikullin e publikuar pas tërheqjes së shortit, portali nënvizon se, edhe pse në pamje të parë Kosova mund të duket si rival modest, ajo ka karakteristikat për t’i sjellë probleme serioze Sllovakisë.

“Sportnet” e përshkruan Kosovën si “të shpejtë, agresive, me cilësi në posedimin e topit dhe shumë motivuar.”

“Megjithëse Kosova ka rreth 1,8 milionë banorë, diaspora e saj është e madhe dhe shumë lojtarë të kombëtares kanë formim në klube të njohura evropiane (Zvicër, Gjermani, Skandinavi) – gjë që i bën lojtarët e saj të pasuruar me eksperiencë dhe cilësi të lartë”, vijon tutke ky artikull. “Sportnet” përmend figura si Amir Rrahmani (mbrojtës te Napoli), Vedat Muriqi (sulmues te Mallorca), dhe Edon Zhegrova (krah te Juventus), që janë elementë me peshë në ekipin kosovar. Sllovakët kujtojnë se Kosova ka përjetuar progres të madh gjatë viteve, në vitin 2025 ka fituar shumë ndeshje të rëndësishme dhe është bërë më konkurrente. Gjithashtu, Sportnet thekson një aspekt historik-politik: Sllovakia nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, por megjithatë kjo nuk e ka penguar Kosovën që të ndërtojë një ekip me ambicie dhe cilësi. /Kosovapress /GTema

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit