3.8 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Më 15 Nëntor, tre ngjarje në sofrën e SHH „Lugina e Preshevës“ në Bad Ragaz

EKSKLUZIVE

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trevave shqiptare dhe anëtarët e SHH „Lugina e Preshevës“ me qendër në Gosau të St.Gallenit, që jetojnë në Zvicër, se me datë 15.11.2024 ( e Premte) duke filluar nga ora 21.00, në ambientet e Shoqatës së njohur „Atdheu“ në Bad Ragaz, do të mbaj tre ngjarje, do të kujtojnë pushkën e parë të UÇPMB-së, kujtojmë dëshmorët e kombit dhe do të mbahet Kuvendi i SHH „Lugina e Preshevës“.

Të gjithë e dijnë, se kjo shoqatë ka kontribuar dhe kontribuan edhe sot e kësaj dite, pa trumbetuar, pa bërë reklamë shumë, sepse rreth saj janë atdhetarë të dëshmuar dhe qëllimi i tyre ishte dhe do të mbetet se nuk do ti harrojnë dëshmorët me punë konkrete dhe të gjithë ata që luftuan regjimin e kryekriminelit serb.

Në këto takime, do të marrin pjesë edhe disa personalitete të atdheut tonë, që jetojnë në Zvicër e në mesin e tyre edhe ish-komandanti i UÇPMB-së, z. Shefket Hasani, ish kryetari i SHH „Lugina e Preshevës“, z.Fazli Musliu, që është edhe kryetar nderi i shoqatës e njëherit, xhaxhai i dëshmorit, Mitat Musliut, gazetari, publicisti, ambasadori i paqes, doktori i shkencave politike, Ph.D.Dashnim Hebibi, z.Rafet Ademi kryetar i Shoqatës Kulturore „Fricktal“ në Frictal e nismëtar i disa shoqatave të tjera në Zvicër dhe musafirë të tjerë.

- Reklama -

Të pranishmit do të kenë mundësi edhe të shohin se si ka vepruar shoqata gjatë këtyre viteve. Kryesia aktuale mirëpret të gjithë ata që duan dhe kanë mundësi që jenë prezent. / D.HEBIBI

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme