3.3 C
Zurich
Tuesday, January 27, 2026
spot_img
spot_img

Mbrëmje që flet shqip – me dinjitet, histori dhe shpirt kombëtar

Duhet ti lexosh

Nga Sherife Ejupi – Zeqiri

Më 17 janar 2026, në Langenthal, u përjetua një mbrëmje e veçantë që tejkaloi kufijtë e një aktiviteti kulturor, duke u shndërruar në një ngjarje me peshë kombëtare, historike dhe emocionale për shqiptarët në mërgatë.

Kjo mbrëmje u nderua nga prania e Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, zoti Rexhep Demiri, një figurë emblematike dhe ikonë e shqiptarëve të Maqedonisë, i cili me urtësinë, përkushtimin dhe dinjitetin e tij përfaqëson vlerat më të larta të diplomacisë dhe i indetitetit tonë kombëtar.

Në qendër të mbrëmjes qëndroi Dr. (PhD) Dashnim Hebibi, i cili së bashku me Florim Useinin solli për publikun promovimin e librit- “Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik” dhe- “Udhëtim drejt rrënjëve” një vepër që flet me gjuhën e mendimit kritik, histrorisë dhe ndërgjegjes kombëtare. Ky promovim nuk ishte thjesht prezantim libri, por një akt kulturor dhe përgjegjësie intelektuale, që forcon kujtesën dhe vetëdijen tonë kombëtare.

Një nder i veçantë për këtë ngjarje ishte edhe prania e zotit Darling Vlora, i ardhur posaçërisht nga Italia, stërnip i Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar.

Prania e tij i dha kësaj mbrëmje një dimension historik dhe simbolik, duke krijuar një urë të gjallë mes rrënjëve të shtetit shqiptar dhe brezave që sot e mbajnë gjallë idealin kombëtar në mërgatë.

Ngjarja u pasurua dhe u zbukurua nga arti dhe tradita shqiptare, ku Ansambli “Trojet” solli emocione të veçanta përmes këngës, valles dhe veshjeve tradicionale, duke dëshmuar se trashëgimia jonë kulturore vazhdon të jetojë dhe të përcillet me krenari.

Një moment veçanërisht prekës dhe krenar ishte pjesëmarrja e vajzës sime, Eliza Zeqiri e cila me këngën e saj u bë zë i brezit të ri – një dëshmi e gjallë se gjuha, kultura dhe shpirti shqiptar po rriten të forta edhe jashtë atdheut. Ai çast ishte më shumë se një performancë artistike, ishte shpresë, vazhdimësi dhe krenari familjare e kombëtare.

Kjo mbrëmje dëshmoi edhe një herë kur historia, libri, diplomacia, arti dhe familja bashkohen, lindin ngjarje që lënë gjurmë. Langenthali atë natë nuk ishte vetëm një qytet, ishte një hapësirë shqiptarie, ku fjala, kënga dhe kujtesa kombëtare u bënë një.

Mirënjohje e thellë për të gjithë organizatorët, pjesëmarrësit dhe kontribuesit që e bënë këtë mbrëmje të paharrueshme.

Krenare për këtë përjetim.

Krenare për historinë tonë.

Krenare për brezin që po vjen.

Respekte.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme