0.2 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Mbi hirin e një qielli të djegur

Duhet ti lexosh

/ Nga Ph.D. Xhavit LIPAJ, Zvicër/

Mbi hirin e një qielli të djegur,

ku ëndrrat u dogjën si fletë letre,

u ngrita unë—jo nga drita,

por nga hije të ngjizura në betejë.

 

Më quajtën i huaj, i ndotur, i padëshiruar,

por gjaku im është mal dhe rrufe,

kurrë s’përkula gjunjët për mëshirë,

veç për ta thirrur emrin e fatit tim me dhëmbë.

 

U rrita në krahët e stuhisë,

me një zemër të gdhendur në hekur dhe zjarr,

më burgosën, më tradhtuan, më shanë,

por shpirti im nuk u bë kurrë pluhur.

 

Një vajzë tha se babai nuk është siç thonë,

dhe në atë fjalë u ngjit një perandori e re,

sepse e vërteta nuk ka nevojë për shpatë,

por vetëm për një zë që nuk dridhet në errësirë.

 

Më urrejtën, më vodhën, më kryqëzuan,

por unë mbeta—një shkëmb mbi det,

sepse nata mund të ketë errësirë të pafundme,

por unë jam ai që i sjell agimin.

helveticALforum

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit