4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Mbetën pa bileta kundër Serbisë, tifogrupet me organizim unik në Shkup

Duhet ti lexosh

Tifogrupi shqiptar, “Shvercerat”, kanë njoftuar për organizim unik në Shkup.

Pasi kanë mbetur pa bileta për ndeshjen kundër Serbisë, si të gjithë grupimet e tjera, kanë vendosur që të mblidhen në sheshin e qytetit të tyre.

Të gjithë sytë janë te e shtuna ku në orën 20:45, Shqipëria do të presë për herë të parë Serbinë në Tiranë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualfikueset e Botërorit 2026.

Njoftimi i Shvercerave:

“FSHF NA PENGON POR ZEMRËN KUQEZI S’MUND TA NDAL ASKUSH!

SHVERCERAT E KANË FJALËN E SHTUNA ËSHTË E JONA!

Të shtunën, në ora 20:45, krejt në Sheshin Skënderbeu SHKUP, e ndezim atmosferën për Kombëtaren tonë!

Ata na duan të ndarë ne u tregojmë që kudo që ka shqiptarë, ka një Shqipëri!

Nuk na ndalin dot me bileta, me rregulla, me urdhra! Ne jemi zëri i tribunes që s’humb kurrë – jemi Shvercerat, jemi Kuqezi, jemi Shqipëria e vërtetë! MOS MUNGO O JE ME KOMBIN, O JE KUNDËR TIJ!

Aktiviteti organizohet nga tifo grupi “Shvercerat” dhe përkrahet nga Komuna e Çairit. Një Komb, Një Zë, Një Flamur!”

Ngelën pa bileta kundër Serbisë, tifogrupet me organizim unik

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit