4.7 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

Mbështetja amerikane ndaj Kosovës riafirmohet përmes takimit me veteranët e SHBA-së

Duhet ti lexosh

Prishtinë – Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim përfaqësues të Organizatës së Veteranëve Amerikanë të Luftërave të Huaja (VFW), një nga shoqatat më të mëdha dhe më me ndikim të veteranëve në Shtetet e Bashkuara.

Delegacioni i VFW-së udhëhiqej nga Komandantja Nacionale, Carol Whitmore, si dhe nga Drejtori Ekzekutiv i Zyrës së Uashingtonit, Ryan Gallucci. Organizata numëron rreth 1.5 milionë anëtarë dhe luan rol të rëndësishëm në advokimin e çështjeve të veteranëve dhe politikave të sigurisë amerikane.

Gjatë takimit, ministri Maqedonci vlerësoi marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se ato janë ndërtuar mbi partneritet të qëndrueshëm, vlera të përbashkëta dhe sakrificë të përbashkët për paqe dhe stabilitet.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e drejtpërdrejtë të veteranëve amerikanë në Kosovë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë ka dhënë për shtetin e Kosovës ndër vite.

Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe për të riafirmuar përkrahjen amerikane ndaj forcave të sigurisë dhe komunitetit të veteranëve në Kosovë, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme