7.5 C
Zurich
Sunday, February 1, 2026
spot_img
spot_img

Mbappé shpëton Realin në Bernabeu

Duhet ti lexosh

Real Madridi e shmangu turpin në minutën e 90+10 në “Santiago Bernabeu” duke e mposhtur me rezultat 2:1 Rayo Vallecanon, në takimin e javës së 22-të të Kampionatit të Spanjës në futboll. Reali kaloi në epërsi në minutën e 15-të.

Braziliani Vinicius Junior realizoi për rezultatin 1:0 dhe dukej se do të jetë fitore e lehtë në përballjen me rivalin e të njëjtit qytet.

Ndodhi e kundërta, Rayo Vallecano e barazoi rezultatin në pjesën e dytë.

- Advertisement -

Futbollisti de Frutos shënoi në minutën e 49-të për rezultatin 1:1.

Në minutën e 69-të Kylian Mbappe (Real Madrid) ka treguar teknikën e tij të mahnitshme kaloi portierin, goditi bukur, por traversa ia mohoi golin. Në minutën e 80-të Pathe Ciss u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj futbollistit të Realit, Ceballos.

Në minutën e 90+8 Mendy shkaktoi penallti duke e goditur në stomak Brahim Diaz.

- Advertisement -

Në minutën e 90+10 Mbappe shënoi nga penalltia, për fitoren me vuajtje, por tejet të madhe. 

Chavarria i Vallecanos u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëvë në minutën e 90+13-të.

Barcelona kryeson me 55 pikë, i ndjekur nga Reali me 52 sosh.

Rayo Vallecano renditet në pozitën e 17-të me 22 pikë të grumbulluara./BS

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme