POSTIMET E FUNDIT

Maqedonci takon komandantët e NATO-s dhe KFOR-it: Fokus në sigurinë rajonale dhe fuqizimin e FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe Komandantin e misionit të KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Gjatë takimit, palët diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe për zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in. Maqedonci theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me NATO-n dhe rolin kyç të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Maqedonci bëri të ditur se ka riafirmuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për forcimin e kapaciteteve të FSK-së, përmes edukimit dhe trajnimit të oficerëve sipas doktrinës së vendeve perëndimore, si dhe përmes modernizimit me sisteme të armatimit të siguruara nga shtetet anëtare të NATO-s.

Sipas tij, këto zhvillime janë në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe përmbushjes së aspiratës strategjike të vendit për anëtarësim në NATO, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB