3.6 C
Zurich
Friday, December 5, 2025
spot_img
spot_img

Manifestime madhështore në Velika Gorica-Kroaci për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Duhet ti lexosh

Velika Gorica u bë qendra e festimeve shqiptare në Kroaci, ku u mbajtën manifestimet qendrore kushtuar 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit dhe festave të fundvitit. Aktivitetet u organizuan nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Prefekturën e Zagrebit, në bashkëpunim me shoqatat kulturore shqiptare që veprojnë në vend.

Një nga momentet kryesore të programit ishte promovimi i Fjalorit Juridik Kroatisht–Shqip, i autores Armenda Amiti, një botim me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar dhe kroat, që synon forcimin e urave kulturore, arsimore dhe profesionale mes dy vendeve. Kryetari i Këshillit vlerësoi punën e autores, duke e inkurajuar atë dhe studiues të tjerë që të sjellin edhe më shumë botime të tilla në të ardhmen.

Pas pjesës promovuese, skena iu dha një programi të pasur kulturor–artistik, ku morën pjesë artistë të njohur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe ansamble e shoqata shqiptare që veprojnë në Kroaci. Këngët, vallet dhe paraqitjet me motive të traditës shqiptare u pritën me duartrokitje të zjarrta nga të pranishmit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë festive dhe atdhetare.

Në fjalimin e tij, Kryetari i Unionit, z. Çollaku, theksoi rëndësinë historike të 28 Nëntorit, duke nderuar sakrificat e brezave që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Ai foli gjithashtu për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit, duke theksuar se kujtimi i tyre duhet të mbetet i gjallë.

Një thirrje e veçantë iu drejtua familjeve shqiptare që jetojnë në Kroaci, për të sjellë fëmijët në mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe në aktivitetet kulturore të shoqatave si “Shkëndija”, në Karlovac e në Istër. Kryetari nënvizoi se ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar është detyrë brezash dhe se angazhimi i të rinjve është kyç për vazhdimësinë e traditës.

Manifestimet u përmbyllën me një darkë solemne, ku pjesëmarrësit dhe të ftuarit ndanë momente festive, duke e mbyllur këtë ditë të rëndësishme me atmosferë gëzimi, uniteti dhe krenarie kombëtare, njofton Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme