1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Macron: Ukraina është gati për armëpushim pa kushte

Duhet ti lexosh

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se ka pasur një bisedë “shumë pozitive” me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, se Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte dhe se i ashtuquajturi “Koalicioni i të Vullnetit” nën Francën dhe Britaninë do të vazhdojë të punojë për të arritur këtë, por edhe për një paqe të qëndrueshme.

“Përfundimi i luftës në Ukrainë. Ky është qëllimi ynë i përbashkët me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, shkroi Macron në një postim në platformën X.

“Ukraina është gati për një armëpushim pa kushte. Presidenti Zelensky ma përsëriti këtë sot. Ai do të donte të punonte me amerikanët dhe evropianët për ta bërë të mundur këtë”, shtoi më tej Macron, njofton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit