3.7 C
Zurich
Tuesday, January 20, 2026
spot_img
spot_img

Macron në Davos: Po hyjmë në një periudhë paqëndrueshmërie dhe çekuilibri

Duhet ti lexosh

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke paralajmëruar se bota po hyn në një fazë të re pasigurie politike, ekonomike dhe të sigurisë.

“Është koha e paqes, stabilitetit dhe parashikueshmërisë”, tha Macron me ironi, çka shkaktoi të qeshura në sallë. Më pas ai shtoi se është e qartë se po afrohemi drejt një periudhe “paqëndrueshmërie dhe çekuilibri”, si nga pikëpamja e sigurisë, ashtu edhe nga ajo ekonomike.

“Shikoni situatën ku ndodhemi”, u shpreh ai, duke vënë në dukje një zhvendosje drejt autokracisë, si dhe luftërat që kanë përfshirë botën gjatë vitit 2024. Sipas Macron, “konflikti është normalizuar”.

Macron kundër proteksionizmit dhe tarifave

Duke iu kthyer çështjes së tregtisë dhe tarifave, Macron kritikoi ashpër proteksionizmin, veçanërisht nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Ai tha se konkurrenca e SHBA-së për marrëveshje tregtare që “minojnë interesat tona të eksportit, kërkojnë lëshime maksimale dhe synojnë hapur të dobësojnë dhe të nënshtrojnë Europën”, e kombinuar me një “akumulim të pafund të tarifave të reja”, është “themelisht e papranueshme”.

Macron theksoi se kjo është edhe më e papranueshme kur tarifat “përdoren si mjet presioni kundër sovranitetit territorial”.

Ai shtoi se europianët janë të vetmit që nuk po mbrojnë mjaftueshëm kompanitë dhe tregjet e tyre, “kur vendet e tjera nuk respektojnë një fushë loje të barabartë”.

Presidenti francez pranoi se konkurrueshmëria europiane mbetet prapa asaj të SHBA-së, duke nënvizuar nevojën për të adresuar mungesën e rritjes ekonomike dhe nëninvestimin.

Kujtojmë se një burim pranë presidentit Macron deklaroi këtë mëngjes se kërcënimet e Donald Trump për të vendosur tarifa prej 200% ndaj verës dhe shampanjës franceze, për shkak të synimit të Francës për të refuzuar ftesën e presidentit amerikan për t’iu bashkuar të ashtuquajturit “Bordi i Paqes”, janë “të papranueshme”.

Sovraniteti kombëtar “nuk është i dalë mode”

Macron theksoi se Franca dhe Europa janë “qartazi” të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe pavarësisë kombëtare, duke nënvizuar se kjo qasje “nuk është e dalë mode”, por një mënyrë për të mos “harruar plotësisht” mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe për të mbetur të përkushtuar ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ai shtoi se pikërisht për shkak të këtyre parimeve, Franca ka vendosur të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në Groenlandë, “pa kërcënuar askënd, por thjesht duke mbështetur një aleat në një tjetër vend europian, Danimarkën”, transmeton rtsh

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme