Diplomati, Gazmend Turdiu i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran. Turdiu gjatë fjalës së tij u shpreh se dimensioni diplomatik është i domosdoshëm për zgjidhjen e luftës.
Ai thekoi se presidenti amerikan Donald Trump deklaron se ka nisur negociatat ndërsa Irani i mohon. Sipas tij nëse arrihet një marrëveshje do të jetë një fitore ndërsa ngriti pyetjen nëse SHBA do të tërhiqet pas disa javësh luftë nëse nuk arrihen negociata.
“Po dimensioni diplomatik është padyshim i domosdoshëm sepse që një luftë, që një konflikt të përfundojë, do të përfundojë me marrëveshje. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e njerëzimit që të ketë përfunduar pa një marrëveshje qoftë dhe me kapitullimin pa kushte, që Trumpi pa deklaruar që një nga synimet ishte kapitullim pa kushte dhe unë do të emëroj pasardhësin e Ajatullahut.
Është në atë kuadrin e lëvizjeve kur nuk kemi të qartë se kush është synimi strategjik, si do ta konsideroj Shtetet e Bashkuara këtë luftë të fituar. Sepse ushtarakisht padyshim që kanë ushtri më të fuqishme në botë, të aftë për të sulmuar dhe taktikisht për të patur fitore.
Problemi është që mbas fitoreve taktike duhen fitore strategjike, duhen fitoret politike dhe që të përfundosh me fitoren politike që duhet e fundit duhet të kesh një proces negociatash. Nga ana e Trumpit dëgjojmë që negociatat po bëhen.
Nga ana e Iranit kundërshtohet thuhet jo. Dimë që ka përpjekje për ndërmjetësim nga dy tre vende të tjera, por Irani thotë që ne nuk po bisedojmë as drejtpërdrejtë, as me ndërmjetës dhe kjo është shumë shqetësuese. Marko Rubio deklaroi që është çështje javësh. Si do jetë çështje javësh? Marko Rubio është diplomat natyrisht do të artikulojë në një mënyrë tjetër jo si presidenti ose si sekretari”, tha ai ndër të tjera, transmeton euronewsal.




