27.12.2025 – Zürich: Krenaria e qytetarisë në Konsullatën e Kosovës
Sot, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, unë përmbusha obligimin tim qytetar duke marrë pjesë në procesin e votimit. Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja shumë bashkatdhetarë, të cilët ndajnë të njëjtin dashamirësi dhe përkushtim ndaj atdheut. Një falënderim i veçantë shkon për Shefin e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, dhe gjithë stafin për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e ngrohtë që na ofruan.
Edhe atdhetari i njohur, Daut Luboja, që jeton dhe vepron me familje në Cyrih ndau me krenari disa fotografi me familjarët dhe miqtë e tij, duke shprehur lumturinë për të dhënë votën e lirë, bashkë me bashkëshorten e tij. Në një deklaratë për HelveticalForum, ai theksoi ndër të tjera se është një nder i madh të kontribuosh në të ardhmen e Kosovës përmes votës. Ky moment është një kujtesë e fuqishme se, pavarësisht vendndodhjes, dashuria për vendin dhe detyra qytetare mbeten vlera të shenjta që lidhin çdo qytetar me atdheun e tij, transmton helveticALforum.ch




