POSTIMET E FUNDIT

Luana Bajrami-Rahmani shkëlqen në ‘Oscars’, urime nga Presidentja Vjosa Osmani


Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aksion të Drejtpërdrejtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar aktoren shqiptare Luana Bajrami dhe ekipin e filmit pas suksesit të madh në ceremoninë e Academy Awards, ku filmi i shkurtër Two People Exchanging Saliva u shpall fitues në kategorinë Best Live Action Short Film.

Në një postim në platformën X (Twitter), Osmani e vlerësoi Bajramin si një aktore të guximshme dhe një shembull frymëzues për të rinjtë e Kosovës. Ajo theksoi se aktorja përfaqëson më së miri potencialin e rinisë kosovare përmes talentit, vendosmërisë dhe guximit për të ndjekur ëndrrat më të mëdha.

“Urime Luanës Bajrami-Rahmani dhe gjithë ekipit pas filmit të shkurtër që fitoi ‘Oscar’, ‘Two People Exchanging Saliva’, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Veprimit të Drejtpërdrejtë,” shkroi Osmani në reagimin e saj.

Filmi, në të cilin Bajrami interpreton rolin kryesor, sjell historinë e një shitëseje në një dyqan luksoz dhe trajton tema sociale si përplasja e mentaliteteve dhe kontrolli shoqëror në jetën e përditshme.

Gjatë ceremonisë prestigjioze, Bajrami u ngjit vetë në skenë për të marrë çmimin, një moment që u cilësua si historik për kinematografinë shqiptare dhe kosovare.

Fitorja e filmit në ceremoninë e 98-të të çmimeve Oscar përbën një arritje të rëndësishme për artin dhe kulturën shqiptare, duke e vendosur edhe një herë Kosovën në hartën botërore të kinematografisë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB