3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Luan Krasniqi: „Sot 20 vjet më parë kundër Timo Hoffmann. Ishte një luftë e shkëlqyeshme!“

Duhet ti lexosh

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi kujton meçin e 4 dhjetorit të vitit 2004. Krasniqi luftoi dymbëdhjetë raunde me Timo Hoffmann përpara 4000 spektatorëve dhe miliona shikuesve në ZDF në luftën për Kampionatin Evropian të peshave të rënda në Berlin.

Luan Krasniqi mbetet kampion i Evropës. Hoffmann, i cili ishte 14 kilogramë më i rëndë dhe me lartësinë e tij prej 2.02 metrash, gjithashtu kishte një përparësi, por Luani nuk e lëshoi. Vendimi i gjyqtarëve ishte për një barazim edhe pse rezultatet e dhëna ishin 114-114, 114-114, 113-115.

Luan Krasniqi do të mbetet frymëzim për boksierët e shumë gjeneratave që do të vijnë, brez pas brezi. Ai ishte dhe do të mbetet i pazëvendësueshëm. Sa për kujtesë me Luan Krasniqin, kemi pasur nderin që të kemi disa intervista, si para meçeve, por edhe pas meçeve. Ishte shumë i sjellshëm edhe me mediat tona të asaj kohe, sidomos në kombëtaren “Bota Sot” dhe TV Diaspora me producentin z.Esat Husaj me redaksin e saj në Berlin të Gjermanisë.

helveticALforum.ch

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit