2.9 C
Zurich
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Luan Krasniqi: Rugova arkitekt i pavarësisë, Kurti simbol i një epoke të re për Kosovën

Duhet ti lexosh

Boksieri i mirënjohur dhe legjenda e sportit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh të fuqishëm politik dhe emocional, duke vlerësuar figurat kyçe të historisë dhe së tashmes së Kosovës: Ibrahim Rugovën dhe Albin Kurtin.

Në deklaratën e tij, Krasniqi e cilëson Ibrahim Rugovën si arkitektin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar rolin e urtësisë dhe mençurisë në rrugën drejt lirisë.

“Urtësia e tij ishte një dritë që e udhëhoqi kombin tonë në ditët më të vështira – një dritë e pakrahasueshme, që do të mbetet përgjithmonë”, shkruan Krasniqi, transmeton helveticALforum.ch. Duke kaluar tek realiteti aktual politik, ai shpreh mbështetje të fortë për kryeministrin Albin Kurti, për të cilin thotë se i ka rikthyer Kosovës dinjitetin, besimin dhe shpresën. Sipas Krasniqit, Kurti po sjell rezultate konkrete për vendin dhe po dëshmon se vizioni dhe vendosmëria mund të vazhdojnë rrugën e ëndrrave të papërfunduara të së kaluarës.

“Kjo është epoka e Albin Kurtit. Lum Kosova që e ka – dhe lum ne që jemi dëshmitarë të këtij kapitulli të ri”, përfundon ai. Deklarata e Luan Krasniqit pasqyron ndikimin e figurave publike nga fusha e sportit në debatin shoqëror dhe politik në Kosovë, transmeton helveticALforum.ch

(Foto nga Luan Krasniqi)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme