Shkrimtari Rudolf Marku i ftuar në Euronews Albania në “Interview” me Mirela Milorin është kthyer pas në kohë duke rikujtuar vitet e tij të para pasi u shpërngul për të jetuar në Angli. Marku thekson se për pak kohë mbush 30 vite nga shpërngulja e tij në Londër.
Ai theksoi se fillimet nuk ishin të lehta dhe se në Londër ai kishte shkuar si diplomat. Shkrimtari shtoi se atij iu kërkua të kthehej në Shqipëri në periudhën kur u ndryshua sistemi politik po ai qëndroi në Londër ku ndihmoi shumë persona pasi u punësua në Ministrinë e Emigracionit në Angli.
“Nuk ka qenë e lehtë, unë kam shkuar si diplomat aty. Pas një viti u ndryshua sistemi politik dhe më thanë të kthehemi në Shqipëri. Shqiptarët po largoheshin nga Shqipëria. Ne na lindi fëmija i dytë dhe vendosëm të rrinin në Londër.
Në ditëm e nesërme kam nisur punë në Ministrinë e Emigracionit të shteti angleze dhe kam ndihmuar shumë njerëz. Vinin shumë polakë se Polonia dhe Çekia nuk ishin anëtarë të Komunitetit Evropian. Shqiptarët vinin por ata janë më të vështire se vinin me disa ngarkesa emocionale negative.
Kur më shihnin mua më thonin ky është spiun i angleze. Unë ka më shumë se 200 familje shqiptare që kanë pasaporta angleze prej meje. Disa të shihnin me dyshime”, tha ai.
Gjatë intervistës, Marku u emocionua nga Milori e cila lexoi pozitë e shkrimtarit. Ai theksoi se ato poezi i ka për zemër teksa theksoi se malli ose lidhja me vendit nuk është lidhje gjeografike është shumë më tepër.
Gjithashtu foli edhe lidhur me poezinë e dytë që lexoi moderatorja teksa theksoi se këpuca lidhet me kujtimet që i kanë dhënë dhe në momentin që hidhen duket sikur hidhen edhe kujtimet me to, transmeton euronewsal.




