
Nga Shefqet CAKOLLI, Zvicër
Gjynahit, ky Glauku, gjithe po e luan „foren“ sa here që po i duhet Kurtit! Mendoj se edhe kësaj radhe, nuk do të votohet, sepse opozita nuk do të rri n‘ sallë kur vjen ruandi i trete, jo se nuk e meriton, por se u nominu nga Kurti?!
Spo di kujt po i konvenon kjo lojë, që po luhet me fatin e Kosovës, me këto rreziqe n‘gripcë, të afateve kushtetuese, bash era loje po i vjen a!
Vjosen nuk po e dojn as opozita, se po mendojn se është notere e Albin Kurtit , po ashtu as nga familja Jashari nuk e pranuan si mundësi të tillë, edhe pse opozita po thirret, nëse vjen dikush nga familja Jashari ne e votojm, kjo po i bije prap lojë!
Opozita nuk ka opcione të veta, se nuk ka vota as për propozime për 30 nënshkrime, apo po do hise në qeveri e në presidencë, me „marveshje-koncensus“.
Konjufca jo se është i pa dijshëm, por nëse aksidentalisht zgjidhet president i Kosovës, e që nuk e besoj fare, LVV-ja ka me u dobësua dukshëm, si njeri i dytë i saj dhe i dyti më i votuari!
Mblidhni mendjen e mos provoni të luani me fatin e Kosovës ashtu si me qene kjo Kosovë e juaja, e me luejt me insteresa tuaja personale e klanore në dëmë të popullit të Kosovës!
Mendoni pak situaten globale, dhe vazhdojme tutje me zgjedhjen e zonjës Vjosa Osmani, sepse ajo ka një përvoj, dhe i duhet për momentin Kosovës, duke marr për bazë raportin e mirë që ka kriju me ndërkombëtarët e sidomos me Amerikën!
Kur të donit mundeni me shkarku zonjën Osmani, dhe me vu zotin Konjufca, apo kanë të donit!
Ju lutemi lereni lojrat, e mos na qoni ne zgjedhje, sepse mund te votojm naj kane që se dëshiron askush!




