POSTIMET E FUNDIT

Ligjëratë nga Komandanti i KFOR-it në Fakultetin e Filologjisë

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Enrico Barduani, i cili mbajti një ligjëratë studentet e Gazetarisë mbi misionin e KFOR-it dhe kontributin e tij në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në shoqërinë kosovare.

Gjeneralmajor Barduani në këtë diskutim u shoqërua nga Major Elisabeth Schleicher dhe Emina Hyseni, përfaqësuese nga Radio KFOR-i. Zonja Hyseni ndau me studentët dhe të pranishmit përvojat e punës dhe angazhimin e Radio KFOR-it si një platformë e rëndësishme për informim dhe ndërgjegjësim në Kosovë.

Kjo vizitë u ofroi studentëve mundësinë për të mësuar më shumë rreth rolit të KFOR-it në Kosovë dhe rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit në ndërtimin e një shoqërie paqësore.

#FakultetiFilologjisë #KFOR #EdukimPërPaqe

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB