-1.6 C
Zurich
Tuesday, January 20, 2026
spot_img
spot_img

Liga e Kampionëve rikthehet sonte, derbi i madh zhvillohet në itali

Duhet ti lexosh

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me një seri përballjesh të forta në fazën e ligës, ku në program janë ndeshje si Bodo/Glimt–Manchester City, FC Copenhagen–Napoli, Real Madrid–Monaco, Sporting CP–PSG, Dortmund–Tottenham dhe Villarreal–Ajax. Megjithatë, vëmendja kryesore është te dueli i orës 21:00 mes Interit dhe Arsenalit, një përballje direkte mes dy skuadrave që synojnë pozitat më të larta në renditje.

Arsenali hyn në këtë sfidë si lider absolut i tabelës. Pas gjashtë ndeshjeve, “Topçinjtë” kanë regjistruar gjashtë fitore nga gjashtë takime, me golavarazh 17:1 dhe plot 18 pikë, duke qenë skuadra më konstante e këtij edicioni. Forma e tyre perfekte e bën Arsenalin favorit në letër, sidomos duke pasur parasysh stabilitetin defensiv dhe efikasitetin në sulm që e kanë shfaqur deri tani.

Në anën tjetër, Interi renditet në vendin e gjashtë me 12 pikë nga gjashtë ndeshje, me bilanc katër fitore dhe dy humbje, si dhe golavarazh 12:4. Zikaltrit vijnë në këtë përballje me nevojën për një rezultat pozitiv për të forcuar pozicionin e tyre në zonën e kualifikimit dhe për t’iu afruar skuadrave të kreut.

Ndeshja ndaj Arsenalit pritet të jetë një test i madh për ambiciet e Interit, ndërsa për londinezët një mundësi për të konfirmuar dominimin në krye të tabelës./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme