4.9 C
Zurich
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Libri i ambasadorit Rexhep Demiri prezantohet në Romë, shpërndahet tek personalitete të larta evropiane

Duhet ti lexosh

Nga Dahest LUMA, Milano

PhD Dashnim Hebibi, i cili së fundmi u nderua në Romë me titullin e veçantë “Ambasador i Fjalës së Lirë”, ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale se gjatë të njëjtës ngjarje të madhe kulturore evropiane, të njohur edhe për publikun përmes platformës HelveticAlForum, ka prezantuar dhe shpërndarë librin e ambasadorit të RMV-së në Zvicër, Rexhep Demiri, tek personalitete të larta italiane dhe evropiane.

Sipas njoftimit të tij, libri i ambasadorit Rexhep Demiri, me titull “Rexhep Demiri – Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik”, me bashkautorë, PhD Dashnim HEBIBI dhe Florim Useini e redaktor, Jeton Arifi dhe i realizuar teknikisht nga shtëpia botuese “Libri Im” në Pejë me editor Berat Thaçi, tashmë ndodhet në duart e shumë figurave të njohura të jetës diplomatike, akademike dhe kulturore në Itali dhe më gjerë në Evropë. Dorëzimi i librit u realizua në kuadër të aktivitetit të madh kulturor të mbajtur në Romë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, diplomatë, studiues dhe personalitete të shquara ndërkombëtare. 

- Reklama -

Kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm promovues për veprën, duke e bërë atë pjesë të diskutimeve dhe interesimit të qarqeve evropiane që ndjekin zhvillimet diplomatike dhe kulturore në rajon. Fotoja e realizuar gjatë aktivitetit në Romë pasqyron momentet e prezantimit të librit në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore evropiane të këtij fillim viti. 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme