Lamtumirë Kampion, Kujtimi Yt Do Të Jetojë Përjetë
Me zemër të thyer dhe me shpirt të rënduar nga kjo humbje e madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij të ngushtë, miqtë, shokët dhe gjithë sportdashësit që e deshën dhe e nderuan. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta na tronditi të gjithëve, na nxori lotë dhe dhimbje të thellë, sepse me largimin e tij u shua një yll i sportit shqiptar – por jo kujtimi, jo vepra, jo trashëgimia që ai la pas.
Nazif Gashi nuk ishte vetëm një boksier i madh, ai ishte zemra e një brezi të tërë. Kampion pesë herë i ish-Jugosllavisë, përfaqësues dinjitoz i ringut, fitues i shumë garave prestigjioze, trener që i dha Kosovës krenari, dhe mbi të gjitha një njeri me karakter të paçmuar, fisnik dhe të plotë. Kontributi i tij në sport do të nderohet brez pas brezi. Ai u nda fizikisht nga ne, por shpirti i tij mbetet gjallë në çdo zemër që e ka dashur, në çdo ring ku dëgjohet zëri i suksesit, në çdo histori që do të vazhdojë të tregojë për të.
Qofsh i paharruar, Nazif. Shpirti të pastë dritën e përjetësisë. Kujtimi yt do të jetojë si një flamur nderi, si një shembull force dhe mirësie.
Me shumë mall dhe respekt,
Enver Idrizi




