Xhudistja jonë ka treguar vlerat e saja në luftë për medalje të bronztë, duke mposhtur rivalen malazeze, Milana Stevanoviq.
Gara u mbajt në kryeqytetin malazez, Podgorica.
“Në çerekfinale Laurina mposhti me Yuko, Soraya Guenther nga Gjermania.
Në gjysmëfinale humbi me Ippon nga Kinga Klimczak nga Polonia.
Laurinë për medaljen e bronztë u ndesh me Milana Stevanoviq nga Mali i Zi, dhe fitoi me Ippon. Laurinë fitoi medaljen e bronztë në këtë garë.
Urime Laurinë, faleminderit që na bën krenarë!”, njofton federata.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka disa fjalë për xhudisten Laurinë Gashi.
“Kupa Evropiane Podgoricë, Laurina fitoj medaljen e bronztë edhe pse realisht ka mundur ma shumë!
Anesi e Muhamedini mbeten pa medalje por arritën në Top 8 me shumë luftëra të fituara në kategoritë e tyre.
Esta e Erlulja nuk ishin në formën e duhur kësaj radhe.
Ekipi do udhëtoj në kamp në stërvitje në bjeshkë për të synuar medalje të reja në garat në vijim!:. ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook./BS




