0 C
Zurich
Sunday, January 18, 2026
spot_img
spot_img

LAURETA ISMAILAJ: “Gruaja, sot, është më e ndërgjegjeshme për arritjet e saj”

Duhet ti lexosh

“Kontributi i gruas shqiptare të diasporës në luftën çlirimtare të Kosovës nuk ka qenë e drejtperdrejtë, por në mënyrë tërthore. Jam e bindur që shumë nga këto gra kanë qenë mbështetja kryesore e pjesëmarrjes së bashkëshortëve dhe djemve në luftën e Kosovës. Kontributi nuk është gjithmonë material, por edhe i paprekshëm apo i padukshëm në sytë tanë”, na tha, ndër të tjera, zonja Ismailaj.

Ju lutem të na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni?

Pas diplomimit tim me MBA në Manhattan College (MC), menjëherë, unë dhe bashkëshorti im hapëm biznesin tonë të konsultimeve dhe përkthimeve që quhet ‘AA Vision Media and Interpreting Services Inc.’. Ne punojmë me departmentin e edukimit tëNju Jorkut (Department of Education DOE of New York), me zyra të ndryshme të avokatëve dhe me spitale, por kryesisht jemi të përqendruar me DOE. Unë jam e vetëpunësuar si zyrtare administruese (administrator officer) dhe bashkëpronare për AAVMIS Inc. Ne, si kompani, jemi gjithmonë në përpjekje për ta zgjeruar biznesin dhe jo vetëm këtu në NYC, por edhe në shtete të tjera të Amerikës. Për biznesin tonë mund t’ju  referoheni edhe website tonë: www.aavision.org.

Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në SHBA?

Unë kam emigruar në fund të viteve të‘ 90 dhe fillim të 2000.

Cila është struktura aktuale e familjes suaj?

Familja jonë përbëhet nga tre persona: unë, bashkëshorti im dhe biri ynë, i cili është vetëm 3 vjeë e gjysëm.

Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në SHBA?

Nëse do ti kthehesha atyre kujtimeve të ditëve të para këtu në NYC, do t’i përshkruaja plot emocione, plot dëshira dhe qëllime, por mbi të gjitha, mbizotëronte frika sesi do ti arrija këto qëllime. Nëse do ti mbijetoja kohës dhe vështirësive të para, me të cilat përballet çdo njeri në një vend të panjohur dhe kaq të madh. Megjithatë, asgjë nuk ishte dhe nuk është e pamundur kur ke një qëllim dhe punon vazhdimisht për ta arritur atë. Çdo gjë është e menaxhueshme kur ke një diciplinë dhe përkushtim ndaj këtij qëllimi të caktuar.

Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?

Përsa i përket veprimtarisë sime publike këtu në New York, është më shumë e lidhur me zonën ku jetoj tani, ose me veprimtaritë e arritura në të kaluarën time gjatë viteteve të shkollës, kontributin që kam dhënë kudo që mëështë dhënë mundësia. Jam aktive aq sa mundem ti jap komunitetit me të cilin jetoj. Nuk po flas për komunitetin shqiptar, po për zonën ku jetoj, sepse edhe ajo ka po aq rëndësi për mua sa do tëjepja edhe për komunitetin shqiptar. Një shembull është ngritja e zërit të këtij komuniteti (me një përbërje të madhe të çifutëve/jewish community, spanjollëve dhe pjesës tjetër evropiane) këtu në Riverdale, në lidhje me hyrjen e imigrantëve jo të ligjshëm në ambientet e Manhattan College (MC), e cila u ndalua pas shumë përpjekjeve të këtij komuniteti të vogël.

Ata duan të ruajnë dhe përpiqen ta mbajnë sa më të sigurtë këtë zonë për fëmijët tanë që ndjekin parashkollorin dhe shkollat apo aktivitetet jashtëshkollore. Për këtë çështje, në komunitetin tonë, këtu në Riverdale, unë dhashë një intervistë të shkurtë në Bronx Bulletin si një ish studente e MC-së. Kohët e fundit, Amerika është përfshirë nga një valë e madhe e imigrantëve të paligjshëm dhe kjo ka pasur një impakt, jo vetëm në jetën e amerikanëve,por dhe ekonominë e Amerikës. Kjoprurjee paligjshmee imigrantëve ka revoltuar një shumicë të madhe të popullit amerikan, jo se nuk i duan imigrantët, por hyrja e paligjeshme e tyre rrezikon shumë këtë vend.

Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë amerikane?

Fakti që kam mbi 20 vjet këtu, pothuajse pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar këtu dhe vazhdoj të jetoj këtu, tregon që integrimi im këtu është i plotë. Edukimi im këtu dhe vazhdimësia arritjessë qëllimeve të mia për të ardhmen, janë faktorë tregues të integrimit tim në këtë vend. Në këto momente jam duke planifikuar dhe punuar drejt doktoraturës sime në logjistikë, e cila është vazhdimësi e eksperiencës që kam krijuar nga e kaluara. Jam person që nuk pushon kurrë së punuari, jo vetëm për brenda familjes, por edhe në karrierën time. Mos të harrojkëtu të falenderoj bashkëshortin tim Q.D. për mbështetjen e tij të pakufizuar.

Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?

Kohët e fundit e kam vizituar më shpesh Shqiperinë dhe Kosovën. Mund të them nga dy herë në vit. Të dyja këto vende kanë ndryshuar shumë dhe njëkohësisht edhe njerëzit kanë ndryshuar, kuptohet që për mirë, në të dyja rastet.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?

Nuk kam qenë shumë në kontakt ose më mirë do të thoja që nuk kam shumë njohuri kur vjen fjala për kontributin e një figure publike të gruas që mund të ketë bërë shumë për avancimin e çështjes së gruas. Mendoj që sot ka shumë gra që punojnë shumë në këtë drejtim, ca më pak dhe ca më shumë, kjo nuk ka shumë rëndësi. Gruaja, sot, është më e ndërgjegjshme për arritjet e saj. Mendoj qëçdo figurë publike nuk është aty ku është pa mbështetjen e plotë të atyre që e ndjekin. Kjo është një praktikë e thjeshtë e udhëheqjes, “you can’t be a leader without your followers.”

Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?

Kontributi i gruas shqiptare të diasporës në luftën çlirimtare të Kosovës nuk ka qenëi drejtpërdrejtë, por në mënyrë të tërthortë. Jam e bindur që shumë nga këto gra kanë qenë mbështetja kryesore e pjesëmarrjes së bashkëshortëve dhe djemve në luftën e Kosovës. Kontributi nuk është gjithmonë material, por edhe i paprekshëm apo i padukshëm në sytë tanë.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?

Besoj se në çdo familje shqiptare,ende ruhen traditat e mira shqiptare, si në gjuhë, histori, muzikë, veshje kombëtare që vishen në festatë ndryshme kombëtare, apo pjesëmarrja e fëmijëve në aktivitete të ndryshme dhe vizitat sa më të shpeshta në vendlindjen tonë. Familja është ajo që e brumosë fëmijën me dashurinë për vendin dhe gjuhën.Shpresoj që kjo traditë e nisur të vazhdojë edhe nga brezat e ardhshëm, kudo që janë.

Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?

Pak e vështirë të flas për këtë çështje, pasi që pak mbështetet gruaja e diasporës nga shtetet tona në vendlindje. Shumëi pakëtështë numri i grave apo organizatave që shkojnë prej këtu në Shqipëri apo Kosovë me bizneset e tyre. Edhe ato që mund t’ia kenë arritur qëllimit, kanë pasur ndonjë mbështetje ose ndonjë lidhje të caktuar me një individ të rankut të lartë në qeveri ose i përkasin një rrethi të caktuar. Unë jam duke punuar për një projekt për gruan që do të niset prej këtu, New York dhe do të vazhdojë në Kosovë dhe Shqipëri. Ky projekt ka si qëllim të punësojë gratë e dhunuara, jo vetëm nga lufta, por edhe nëfamilje, që ato të gjejnë veten të pavaruara prej dhunës dhe shfrytëzimit të padrejtë mashkullor. Prandaj, ky projekt do t’i ketë fillimet e veta këtu, pasi përfshinë çdo lloj kulture. Pastaj, edhe këtu në Amerikë, gruaja ka nevojë për një mbështetje të tillë. Nuk e di sesa do të përkrahet ky projekt nga qeveria shqiptare, por shpresat janë shumë të vogla. Nuk po jap më shumë informacion për këtë projekt se është ende shumë herët të flitet për të.

Jeni model dhe shembull i shumë vajzave të reja që po rriten në SHBA për sukseset e juaja. Komenti juaj?


Nuk do të thoja që jam shembull, pasi që si unë ka plot vajza që janë shkolluar me sakrifica dhe kanë arritur shumë. Jam krenare që unë jam njëra nga ato.

Sipas jush, po dëgjohet sa duhet zëri i gruas shqiptare të diasporës?

Po. Ato janë aktivistet e para në shumë çështje, si për shembull: ngritja e zërit nëçështjen e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Vazhdon të punohet fort në këtë drejtim për të sjellë përpara drejtësisë botërore fajtorët.

Do të duhej që gruaja shqiptare e diasporës të jetë më e organizuar?

Besoj se gruaja shqiptare e diasporësështë mjaft mirë e organizuar. Ndoshta, në të ardhmen, do të jetë e nevojshme për ndonjë ripërshtatje,pasi koha dhe shumë faktorë të jashtëm do ta bëjnë të domosdoshme/të nevojshme këtë ripërshtatje.

( Kjo intervistë është në librin Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (II) me autorë PhD. Dashnim HEBIBI)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme