3.1 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

LAPSH Zürich organizon festën e 28 Nëntorit – Thirrje për të përkrahur fëmijët dhe shkollën shqipe në diasporë

Duhet ti lexosh

Në Cyrih po zhvillohet përgatitja për një nga ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit shqiptar – festën kushtuar 28 Nëntorit, organizuar nga LAPSH–ALEV Zürich.

Manifestimi do të mbahet të shtunën, më 6 dhjetor, në Hotel Töss Winterthur, duke filluar nga ora 18:00.

Nxënësit e shkollës shqipe do të prezantojnë një program festiv me recitime, këngë dhe valle tradicionale, duke sjellë emocione dhe krenari për kulturën shqiptare. Mbrëmjen do ta moderojë Ph.D. Dashnim Hebibi, ndërsa i ftuar në skenë do të jetë këngëtari Krist Lleshaj. Nga Shqipëria, mysafire speciale do të jetë këngëtarja Gentjana Gjergji, e cila do t’i japë ngjarjes një atmosferë edhe më të veçantë.

Ky aktivitet është më shumë se një festë: është një investim në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe në ruajtjen e gjuhës shqipe.

Ejani dhe ta përkrahim LAPSH-in dhe fëmijët që po e mësojnë ABC-në dhe që do ta trashëgojnë brez pas brezi. LAPSH e meriton mbështetjen e komunitetit, sepse është i vetmi institucion që i bashkon të gjithë shqiptarët rreth gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Për më shumë informacion mund të vizitoni: www.lapsh-zh.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme