-2.1 C
Zurich
Saturday, November 22, 2025
spot_img
spot_img

LAPSh “Naim Frashëri” në Kantonin e Cyrihut uron Ditën e Alfabetit

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe – Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) “Naim Frashëri” në kantonin e Cyrihut ka uruar të gjithë bashkëkombasit kudo që ndodhen, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite historike për identitetin kombëtar dhe kulturën shqiptare.

Në këtë ditë të veçantë, kryetari i LAPSh për Cyrihun, Prof. Naser Ulaj, njëherësh mësues me shumë vite përvojë në shkollën plotësuese shqipe, ka dërguar një urim të posaçëm për të gjithë kolegët e tij që punojnë me përkushtim për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë.

Ai theksoi për HelveticaLForum se “kjo ditë është e veçantë dhe në zemrat tona bën dritë. Të ruajmë gjuhën dhe traditën tonë, sepse ato janë themeli që na mban të lidhur me rrënjët tona, pavarësisht largësisë nga atdheu.”

Për LAPSh-in në Cyrih dhe gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër, Dita e Alfabetit mbetet një simbol i unitetit kombëtar, sakrificës së rilindësve dhe vullnetit të palëkundur për të ruajtur gjuhën amtare. Mësuesit e gjuhës shqipe, të cilët punojnë me brezat e rinj në diasporë në kuadër të LAPSh edhe ate me mbi 30 vjetë, vlerësohen si ambasadorë të kulturës shqiptare, duke mbajtur gjallë identitetin tonë ndër shekuj.

LAPSh “Naim Frashëri” në Cyrih, shpreh mirënjohje për të gjithë mësuesit, prindërit dhe nxënësit që kontribuojnë në mbajtjen gjallë të gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se ruajtja e tyre është detyrë dhe nder për çdo shqiptar, kudo që jeton.

helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit